Reperi i njohur Mozzik ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor ‘Forever together’ në bashkëpunim me këngëtaren Kida.
Ajo çfarë po shkakton komente të shumta në rrjet janë detajet e vëna re nga dashamirësit e artit të dy artistëve, bëhet fjalë për një detaj i cili duket se ka të bëjë me ish-partneren e reperit, Loredana Zefin.
Detaji që po bën “ zhurmë” në rrjet është pikërisht përdorimi i 3 emra vajzash të njëjta në këngët e tyre.
Së fundmi në një pjesë të klipit të Mozzik, shihet të fokusohet një letër në të cilën shkruhen tre emra vajzash: “Ish të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.
Mirëpo këto tre emra, janë të njëtat me ato që reperja ka përmendur disa muaj më parë në këngën ‘Kriminele’, në bashkëpunim me Yll Limanin.
Teksti- “Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”– thotë Loredana në një nga pjesët e saj.
Ajo çfarë po aludojnë fansat është që shkak i ndarjes mund të jetë tradhtia.
Sa i përket marrëdhënies mes çiftit sa mësohet nga postumet e tyre të fundit duket se Mozzik nuk e ka pritur aspak mirë lidhje e re të Loredanës me futbollistin gjerman i cili mësohet të jetë disa vite më i vogël se këngëtarja.