Policia e Durrësit ka vijuar punën për lirimin e hapësirave publike në plazhe ku persona të paautorizuar vendosin çadra dhe shezlongë pa leje.
Në kuadër të këtij operacioni policia procedoi penalisht 2 persona si dhe bëri të mundur sekuestrimin e 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim në plazhin Sektor Rinia.
Sipas njoftimit të policisë 2 administratorët të cilët u proceduan penalisht janë: 35-vjeçari me inicialet E. B. ku kishte vendosur pa leje 42 shezlongë dhe 21 çadra si dhe 46-vjeçari me inicialet F. Gj. kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.