-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Ahmetaj ra në “rrjetën” e SPAK-ut, kush fryn xhepin s’e mbaj mbi kurriz

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një video-mesazhi pasi Kuvendi vendosi sot që t’i heqë mandatin e deputetit, ish-numrit dy të qeverisë së tij, Arben Ahmetajt.

Rama theksoi se autorizimi i arrestimit të një deputeti që ka pasur poste të rëndësishme në qeveri, ishte një test i radhës për PS-në,“ si nismëtare dhe mbështetëse e Reformës në Drejtësi”.

Megjithatë, kryesocialisti theksoi se nuk pajtohet dot me askënd që “abuzon me besimin e dhënë nga shqiptarët për ta kthyer mandatin në një mundësi për të fryrë xhepat.”

“Sot ne votuam një kërkesë të SPAK-ut për të autorizuar arrestimin e një deputeti, i cili ka mbuluar detyra të rëndësishme në qeveritë tona, si ministër dhe zv.kryeministër! Ky i zyrtarit më të lartë shqiptar që gjermë sot ka përfunduar në rrjetën hetimore të SPAK-ut.

Ahmetaj drejt burgut, Rama sulmon opozitën: Janë mëkatarë të ndyrë

 

Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve.

Rama: Kjo është përgjigja ime për Arben Ahmetajn

Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim.

Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore” tha ai.

Votoi për arrestimin, Rama: Ndryshe nga Tahiri, dosja e Ahmetajt ishte voluminoze!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit