SPAK ka vendosur që të ndalojë bashkëpunimin me të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.
Ky vendim dyshohet të jetë marrë për shkak se dëshmitë e tij nuk janë përputhur totalisht me ato të Nuredin Dumanit për disa raste, duke krijuar kontradikta.
Kujtojmë se Henrik Hoxhaj, i cilësuar si “ushtar” i Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë rolin e të penduarit të drejtësisë, akuzohet për një seri krimesh.
Hoxhaj kishte marrë më herë rolin e të penduarit të drejtësisë, duke rrëfyer për hetuesit e SPAK krimet mbi të cilat kishte dijeni së bashku me Nuredin Dumanin.