Dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri në fshatin Shipkovicë të Tetovës.
Dy punëtorët kanë qenë duke punuar për riparimin e murit nga shembja e dheut që kishte ndodhur pak ditë më parë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.