Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po viziton sot Hagën për të takuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i PDK-së ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë ishte misioni i tyre. Kosova ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri,” ka thënë Krasniqi.