-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arratiset nga spitali i Psikiatrisë një i burgosur

Kryesoret

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arratisur një i burgosur nga Reparti i Psikiatrisë në Spitalin e Gjilanit pasi po trajtohej atje.

I burgosuri me inicialet M. G është i akuzuar për veprën penale “Kanosje”. Ndërkohë policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave se si u krye arratisja.

Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit janë marrë procedura disiplinore, ndërsa në bazë të vendimit të komisionit disiplinor ata janë pezulluar nga puna.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës  njofton opinionin publik se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Vepren Penale Kanosje.

SHKK ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit