Një automjet tip ”BMW”, me drejtues një qytetar me inicialet A.B., është përfshirë nga flakët në ecje sot në mëngjes rreth orës 08:05, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.
Dyshohet se shkak është bërë një defekti në mjet, por fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.
Grupi hetimor po punon në hetimin e më tejshëm të ngjarjes.