Policia e Krujës ka gjetur dhe asgjësuar 635 bimë të dyshuar narkotike kanabis në vijimësi të kontrolleve të ushtruara në zonat malore, duke përdorur dhe drone.
Nga këto kontrolle, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara bimët e dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.