Pasditen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Golem ku ka humbur jetë një pushues 48-vjeçar.
Mësohet se viktima sapo është futur në ujë ka shfaqur probleme ku dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit. Pas ndihmës së parë të dhënë nga persona të ndodhur në vendngjarje ka mbërritur edhe stafi mjekësor i cili nuk mundi ta shpëtonte.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.