Një ditë më parë u diskutua se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kishin prishur raportet e tyre që u duk se u përmirësuan pas “Big Brother VIP”.
Për këto aludime ka folur vetë Luizi në një video live që realizoi në Instagram, ku ai u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën, e si për ta sqaruar një herë e mirë ai tha se nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira.
“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?” tha Luizi.