Policia ka shtuar kontrollet akset rrugore ku nga ky operacion janë arrestuar dhe proceduar 30 shoferë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.
Sipas njoftimit të policisë janë hequr 30 patenta për të cilat është përzgjedhur konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës.
Gjithashtu janë ndëshkuar 575 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
387 shoferë janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
1249 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 805 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga shoferët e motorëve.