Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme. Aksidenti i radhës është regjistruar në aksin Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Halil.
Mësohet se një makinë tip “Audi” pa targa teksa po udhëtonte ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.
Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur një 17-vjeçar dhe një 20-vjeçar të cilët janë dërguar drejt spitalit të Traumës.
Të plagosurit janë identifikuar si Selman dhe Ervin Xeka.