Anëtar i kryesisë së VV, Arber Zaimi i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrit Edi Rama ku mungoi homologu i tij Albin Kurti.
Ai gjithashtu foli edhe për procesin e diskutimit ët Asociacionit mes Kosovës dhe Serbisë ku u shpreh se marrëveshja bazë është arritur dhe po pritet
“Kosova e interesuar te ketë raporte te mira me vendet qe e njohin dhe interesuar me Greqinë per tu njohur është ne rrugën e duhur.
Raporti me Shqipërinë te përmirësohen, ndersa me vendet e BE dhe SHBA ka mbështetje te forte.
Marrëveshja është arritur, marrëveshja baze është arritur. Është e dakorduar nga 2 palët kane përgjegjësi. Kosova do te takohet të mërkurën per te diskutuar per sekuensimin e 3 paleve.
Asociacioni po i kërkohet nje draft, Kosova i ka njohur ne marrëveshjen baze. Kosova brenda 2 ose 3 ditesh mund ta dërgoje draftin. Ata duan që drafti të jete ne përputhje e ligjet ne Kosovës, te mos kete dimension territorial etnik.
Kur te pranohen këto dhe Kosova do te ece pare, ne momentin qe nuk ka dakordim nuk ka diskutim,” shtoi ai.