Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi sot prioritetet e punës së tij të re. Ai tha se i ka kërkuar drejtorit të policisë së shtetit dhe të Tiranës për të arrestuar djalin dhe vëllanë e ish-deputetit, Rrahman Rraja.
“Kërkesa ime e parë e takimit me kreun e policisë së shtetit dhe atë të Tiranës ishte ndalimi i vëllait dhe djalit të ish-deputetit të Fushë Krujës, Rrahman Rraja. Policia e shtetit ende nuk e ka bërë detyrën për të ndëshkuar ligjërisht dy individët e lartpërmendur.
Ajo skenë në Fushë Krujë ka një domethënie shumë më tepër se kaq. Flet për një situatë të majisur më parë nga toleranca e policisë që zgjodhi të bëhet mburojë e paligjshmërisë.
Sot sapo kanë marrë emërimet drejtuesit e rinj, por shkaqet e dështimit janë ende aty dhe në disa zona të tjerë, ku syri i drejtuesit ka qenë miop. Duhet të hapet sot, por edhe nesër” tha ai.