-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blerja e dronëve nga Kosova, Vuçeviç: Po ndryshon situatën në terren

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka reaguar për mes një deklarate për blerjen e dronëve nga Kosova.

Sipas Vuçeviç armatosja e Kosovës nga anëtarët e aleancës së NATO-s po ndryshon “situatën në terren”.

“Këto janë sfida dhe rreziqe shumë më serioze të sigurisë për vendin tonë. Ne absolutisht nuk mendojmë, por zbatojmë gjithçka që do të ishte kundërmasë, në mënyrë që ushtria serbe t’i përgjigjet atij rreziku.

Kundërmasa në kuptimin e ndalimit të atyre avionëve (dronëve Bajraktar TB2), qoftë përmes veprimit të sistemeve të caktuara, qoftë përmes neutralizimit elektronik”, tha Vuçeviç për televizionin B92.

“Jo vetëm që po trajnojnë, edukojnë, përmirësojnë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e tyre, por tani po kryejnë edhe dërgesa më serioze të armëve dhe pajisjeve ushtarake, në kundërshtim absolutisht me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në Shkelje absolute e marrëveshjes ushtarako-teknike nga Kumanova”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit