Në muajt e fundit në Shqipëri është arrestuar ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i Kukësit Safet Gjici, skandali i Rrajave dhe së fundmi kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Gazetarët e pyetën sot Edi Ramën nëse për të gjitha këto raste përgjegjësia është personale dhe ai nuk ka asnjë përgjegjësi?
Kreu i qeverisë iu shmang duke thënë “klikoni në faqen time në Facebook, ti referoheni mesazhit që kam bërë për të gjithë shqiptarët dhe e keni mesazhin brenda” tha Edi Rama, referuar video-mesazhet të premten për ish-zv/kryeministrin.
Kryeministri u pyet edhe për inceneratorët, sërish ishte e njëjta përgjigje.
Kurti e refuzoi, vjen reagimi i parë i Ramës: Nuk shoh asnjë interes…