Taulant Balla në fjalën e parë me vartësit ka vendosur në “shënjestër” drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu të cilit i ka kërkuar llogari duke e pyetur se sa shefa policie janë arrestuar për korrupsion?
Ministri i Brendshëm tha se deri tani kjo agjenci ka kapur keqbërës të vegjël, por jo të mëdhenjtë duke kërkuar një hap tjetër.
“Lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por së pari brenda radhëve tona. AMP është krijuar bazuar në një ligj me partnerët. Ligjin e njoh shumë mirë. Pyetja ime është; sa drejtues dhe shefa komisariatesh janë kapur me “presh në duar”?
Balla: Mbështetje çdo polici, prioritet strehimi i familjeve të efektivëve të rënë në detyrë
Nuk i vendos në diskutim rezultatet, por ama nuk mund të vendos në diskutim faktin, që pas statistikave janë shumë keqbërës të vegjël, por të mëdhenj, pak për të mos thënë aspak” tha ai.
Deklarata e parë si ministër, Balla: Kush nuk do të punojë siç duhet, largohet!
Gjithashtu, Balla u shpreh se brenda policisë ka njerëz me uniformë që shesin kolegët e tyre duke u dhënë informacione sensitive kriminelëve.
Balla: Të arrestohet djali dhe vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja
“U përcillen kriminelëve informacione sensitive të punës. Brenda 10 ditësh nga sot, kodi etik do i lexohet cdo efektivi të policisë dhe do të vendoset në kornizë në cdo hyrje drejtorie dhe komisariati në Shqipëri. Në hyrje. Kodi Etik” tha ai.