-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna e fisit Rraja për guroren “mori në qafë” drejtuesit e Komisariatit të Krujës, emrat e rinj në krye të Policisë

Kryesoret

Kur kanë kaluar pak ditë që kur opinioni publik shqiptar u trondit nga një episod i rëndë dhune në Borizanë të Krujës, ku disa anëtarë të fisit Rraja rrahën brutalisht me shkelma e shkopinj bejsbolli dy anëtarë të fisit Maja, Policia e Shtetit ka reaguar duke marrë disa masa konkrete, që kanë të bëjnë me zëvendësimin e kupolës më të lartë drejtuese të Komisariatit të Krujës, por edhe të të gjithë trupës së efektivëve të policisë që operonin në këtë zonë.

Kështu me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muahmet Rrumbullaku është liruar nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe në vend të tij është emëruar Komisar Kreshnik Alimadhi.

Po ashtu është liruar nga detyra e Zëvendësshefit të  Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, Nënkomisar Ajet Bega dhe në vend të tij është emëruar Nënkomisar Sadik Topuzi.

“Shkrihet” Komisariati i Krujës, hiqen nga puna nga i pari, tek i fundit

Edhe Shefi i Seksionit në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Krujë nënkomisar Anri Nazaj është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Nënkomisar Dashamir Ilamaj

Gjithashtu është bërë transferimi i menjëhershëm i 26 punonjësve të Policisë të nivelit zbatues, pjesë të strukturave të njësisë operacionale, të strukturës së Policimit në Komunitet dhe të  Patrullës së Përgjithshme.

Policia sqaron se “ndryshimet e fundit, nuk erdhën vetëm si pasojë e ngjarjes së datës 06.07.2023, por dhe si rrjedhojë e një analize të gjerë të punës të bërë për 6-mujorin e  parë të vitit 2023, bazuar në statistikat e kriminalitetit dhe problematikave të tjera të rendit e sigurisë, ku një numër personash me precedent kriminal, banorë të juridiksionit territorial që mbulon Komisariati i Policisë Krujë, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale me impakt tek qytetarët”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit