Gjashtë makina janë djegur në Vushtrri. Disa të tjera janë dëmtuar si pasojë e zjarrit që ka përfshirë makinat që u shkrumbuan totalisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Pronari ka denoncuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
“Vushtrri 16.07.2023 – 00:57. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” njofton policia e Kosovës.