Zvicra ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas një zjarri shkatërrues në një bar-klub në Crans-Montana gjatë festimeve të Vitit të Ri, ku humbën jetën rreth 40 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, shumica të rinj.
Flakët u përhapën brenda pak sekondash, duke shkaktuar panik dhe bllokim të daljeve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e viktimave.









