-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratorët, Murrizi te “5pyetjet”: Ata që janë përfshirë nuk do të shpëtojnë

Kryesoret

Ish-nën kryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me inceneratorët dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

“Inceneratoret Fieri dhe Elbasani sa i eshë hap kapaku u pusetës. Një vjedhje e këtij lloji, 450 milionë me 3 inceneratore dhe ky i Tiranes qe është fantazmë.

I ka te gjitha brenda qe ne denoncimin është aluduar vete se dosja është dërguar te Meta dhe u aludua per Ahmetaj qe ishte ministër,” u shpreh Murrizi.

Më tej ai shtoi se Komisioni hetimor i Tabakut anashkaloj emra pikant të cilat kishin informacion ne lidhje me dosjet.

Në fjalën e tij Murrizi u shpreh se taksat që po merren për mbeturinat nuk po kryejnë detyrim e tyre pasi ato nuk digjen. Ndërkohë u shpreh se të gjithë ata që janë përfshirë nuk do të shpëtojnë nga hetimet.

“Pse u marrin 17 euro kur nuk behet. Nuk vihen ne pune taksat qe te djegin mbeturinat. Pse paguhet tarifa e plotë? Çështja eshtë ne hetim dhe do ta shpërthejnë. Ata qa janë përfshire nuk do ti shpëtojë,” shtoi ai.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit