Ish-nën kryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me inceneratorët dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
Në fjalën e tij ai kërkoi që qytetarët duhet të reagojnë dhe se opozita nuk dihet të përfitojë nga rasti por ta marrë pushtetin me anë të planeve që u sjell qytetarëve.
“Nuk dua qe PD te shfrytëzonte rastin. Do doja te kishim një shoqëri sensibël, ndaj nesh, ndaj këtyre.
Te mos dalin në protestë me urdhër të politikes nga pozita por të dalin vete. Nëse do të ndodhte kjo në vende të tjera kjo qe beri nuk do të ishte në këmbë.
Shpërdorime kolosale vetëm nga heshtja e qytetareve. Duhet te kete reagim qytetar Opozita duhet e përmbysë me plane ne zgjedhje dhe jo duke i vene para fakteve te kyera,” u shpreh Murrizi.