Sali Berisha një vit pasi u shpall non grata nga Britania e Madhe doli në një konferencë për mediat duke listuar provat ku është bazuar “Home Office”.
Ish-kryeministri tha se shpallja non grata e tij është bazuar në tre burime të cilat i listoi dhe që sipas tij kanë një emërues të përbashkët. “Cilat janë dokumentet për shpalljen time non grata? Sot do i paraqes.
Tre janë burimet, ku është bazuar vendimi i Home Office britanik. Burimi i parë, Fondacioni “Shoqëria e Hapur” e George Soros. Burimi i dytë media dhe sponsorori i tyre është Soros. Burimi i tretë, akuzat e kundërshtarëve të mi, Rama, Veliaj, Basha. Akuza publike” tha ai.
Mes provave, Berisha tha se është përdorur edhe një akuzë e Lulzim Bashës. “Lidhjet e mia me bandën e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori britanik King-Smith ka përcjellë një shpifje në Home Office të ish-kryetarit Basha.
Në nëntor të 2022, Basha deklaroi se Berisha po mbledh firmat e delegatëve të Elbasanit me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja duke nxjerrë fakte për të kundërtën” tha ai.
Në dosje përmendet edhe biznesmeni kontrovers, Damir Fazlliç, të cilin Berisha madje kur ishte në pushtet e ftoi edhe në një mbledhje qeverie. Por Berisha sqaroi pozicionin e tij sot.
“Fazllic nuk ka qenë kurrë i dënuar. Në 2009 Ina Rama, në një hetim të nxitur nga PS, sepse kishte transferuar para nga një llogari offshore nga një llogari private. Transferimi nuk ishte i ndaluar. Pas hetimit u gjet se nuk kishte shkelur asnjë ligj” tha Berisha.
LIVE-Berisha nxjerr dosjen: Tre burimet e shpalljes sime “non grata” nga Britania