Sot Sali Berisha, rreth një vit nga futja në listën e zezë të Britanisë së Madhe, zhvilloi një konferencë për shtyp me dosjen e “Home Office” në duar duke treguar se ky ishte bazuar vendimi. Ish-kryeministri tha se në dosje tek pjesa e korrupsionit përmendet lidhja e tij me biznesmenin boshnjak Fazlliç dhe roli i vajzës së tij.
“Akuzohem se kam pasuruar Fazllicin se në 2009 me vendimin e KKT u zgjerua edhe me 810 hektarë porti i Porto Romanos. Burimi, mediat e Soros. Parku është ngritur me 51 hektarë në vitin 2001, i zgjerua në vitin 2009 me 810 hektarë. Aty gjendeshin aty 12 hektarë të blera te privati nga Fazllic.
Potencialet kanë qenë të njohura. Të mendosh se parku u zgjerua me 810 hektarë për shkak të Damirit se kishte 12 hektarë tregon se je një njeri që nuk ke respekt për veten tënde. Një tjetër akuzë pretendohet se në 2006 gjatë marrëveshjes mes Albtelecom dhe një kompanie private amerikane, Fazllic, sipas një procesverbali pa vulë dhe firmë i paska kërkuar 1 mln euro. Burimi; Birn.
Balkaninsight dhe report.al të Sorosit. Autori i shkrimit thotë se nuk u gjet asnjë gjurmë e transaksionit. Por këto fakte injorohen nga “Home Office”. Kurrë ky biznesmen nuk ka dhënë një qindarkë për PD-në, as për Berishën apo njeri tjetër nga rrethi im. Fazllic pasi jemi larguar nga pushteti, ka investuar dhe investon në Porto Romano.
LIVE-Berisha nxjerr dosjen: Tre burimet e shpalljes sime “non grata” nga Britania
Në një akuzë ka të bëjë me përfshirjen e vajzës sime sipas një artikulli të këtyre tre mediave të Sorosit. Titulli, premton se do të tregojë llogaritë dhe veprimtaritë e Argita Berishës. Por në artikull paraqitet aktiviteti i një studio tjetër ligjore. E një personi tjetër. “Home Office” e ka pranuar se është trillim.
Shikoni gafën tjetër. Ky është rasti i një investitori pakistanez, Zafar Ansar që kërkoni ndihmë. Edhe kjo bazohet te mediat e Sorosit. Ansar ka qenë klient i studios së vajzës sime që i tha se do i ofrojë shërbime pa lidhje me qeverinë dhe sektorin publik, pasi nuk e lejonte ligji. Janë dy dëshmitarë prezent. Ai kishte menduar se përmes vajzës time do të hapte derën e kryeministrit për të marrë tendera pa garë” tha ai.
Më tej, Berisha tha se ndër provat që janë përdorur kundër tij janë përmendur edhe firmat Piramidale të 1997. “Tani vjen akuza për firmat piramidale. Burime janë tre artikuj. Pa asnjë bazë. Akuzohem për nxitje dhe përfitime për skemat piramidale. Por çfarë përfitova unë? Rrëzimin nga pushteti” tha ai.
LIVE-Berisha: Britania më shpalli “non grata” me fjalët e Bashës