Goditet një tjetër rasti kultivimi kanabisi. Këtë herë në Lezhë. Janë gjetur të kultivuara në total 1844 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Në rrethin Lezhë, janë gjetur në total 1061 bimë të dyshuara narkotike në 2 njësi administrative, konkretisht 593 bimë u gjetën në fshatin Troshan të njësisë administrative Blinisht, 468 bimë u gjetën në fshatrat Fregen dhe Rras i Butë të njësisë administrative Ungrej.
Në rrethin Kurbin u gjetën të kultivuara në total 412 bimë narkotike të dyshuara, konkretisht 380 bimë u gjetën në fshatin Alk të njësisë administrative Fushë Kuqe, ndërsa 32 bimë u gjetën në fshatin Shkopet të njësisë administrative Milot.
Gjithashtu, në rrethin Mirditë, në njësinë administrative Kaçinar, në fshatin Shëngjergj, u gjetën të kultivuara 371 bimë të dyshuara narkotike. Kontrollet janë kryer me dron dhe metoda të tjera.