16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk mori pjesë në takimin me Ramën, Këshilltari i Kurtit: Nuk është hatër-mbetje

Kryesoret

Këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj ka sqaruar situatën në lidhje me mospjesëmarrjen e Albin Kurtit në takimin e zhvilluar sot në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas Zulfaj Kurti nuk mori pjesë në takim në Tiranë pasi ngjarja në Greqi  ishte konfirmuar më parë. Ai shtoi se nëse nuk do të ishte konfirmuar pjesëmarrja Kurti, do të merrte pjesë në takimin në Tiranë.

“Nuk është hatër-mbetje, sepse kemi të bëjmë me një samit të nivelit të Ballkanit Perëndimor 6 me BE-në në kuadër të Procesit të Berlinit siç edhe e ka kryesimin Republika e Shqipërisë, në agjenda të tilla nuk ka aspak hatër-mbetje por vetëm që ka koincidencë që agjenda e kryeministrit tashmë të jetë e konfirmuar shumë kohë më parë.

Pjesëmarrja është e rëndësishme, dhe që jemi të koordinuar me Shqipërinë për mbajtjen e këtij samiti që do të mbahet në tetor. Jemi në përgatitje të samitit të Procesit të Berlinit, nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit dhe gatishmërisë dhe shtyrjes së procesit përpara por do të duhej të kishte shumë më shumë planifikim në këtë proces,” u shpreh Zulfaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit