Trupi i pajetë i një shtetasi të huaj është gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në Koplik.
Viktima u gjet në afërsi të një pallati trekatësh në ndërtim, në dalje të qytetit.
Mësohet se viktima u konstatua rreth orës 21:45 nga një qytetar, i cili njoftoi policinë.
Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ndërsa pritet që me ardhjen e specialistëve nga Shkodra të zbardhen më shumë detaje rreth shkaqeve të vdekjes së personit në fjalë.
Si identiteti ashtu dhe kombësia e tij momentalisht nuk dihen