Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, pritet të raportojë sot para Kongresit Amerikan për përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar t’i kryejë.
Këto përgjegjësi përfshijnë edhe Kosovën, ku muajve të fundit ka pasur tensione. Tashmë ai ia ka dërguar një dokument Kongresit për zhvillimet dhe perspektivën përpara.
Ai në fokus kryesor pritet ta ketë nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Po ashtu këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Dokumenti që tregon këto detaje është publikuar nga Avaz. Ndër tjerash përmendet edhe marrëveshja e Ohrit dhe mundësia e zbatueshmërisë së asaj marrëveshjeje.