-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatura e Gjykatave Ndërkombëtare, buxheti i shtetit do paguajë 214.4 mln euro

Kryesoret

Fatura e Gjykatave Ndërkombëtare në buxhetin e shtetit po rritet vit pas viti si rrjedhojë e gabimeve që ka bërë qeveria shqiptare në marrëdhëniet financiare kontraktuale me kompani dhe individë.

Ministria e Financave raportoi se deri në fund të qershorit 2023 fatura totale që duhet paguara nga buxheti në qershor 2023 arriti në 214.4 milionë euro, nga cilat 21.7 milionë euro janë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut dhe kryesisht janë në favor të ish pronarëve dhe 192.7 milionë euro të tjera rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Arbitrazhit që janë investitorë që kishin kontrata me qeverinë.

Nga totali i 192.7 milionë euro për vendimet e Arbitrazhit, shumë më e lartë është ajo për çështjen Becchetti.

Qeveria shqiptare ka pranuar si detyrim gjyqin e fituar nga Becchetti me çështjen “Hydro dhe te tjerët kundër Shqipërisë” me një vlerë 108 milionë euro, por Financat e kanë raportuar si detyrim por nuk e kanë faturuar. Kompania nga ana tjetër prej vitesh po aplikon instrumentin e sekuestros mbi llogaritë e qeverisë shqiptare jashtë vendit. Krahas detyrimit janë dhe 5.1 milionë euro kosto ligjore për këtë arbitrazh.

Detyrimi i dytë më i lartë është ai i kompanisë greke të rrugëve Copri Actor ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), me 42.9 milionë euro.

Detyrimi i tretë më i lartë i njohur është ai i GBC OIl Company ndaj Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, AKBN dhe Albpetrol, me 13.4 milionë euro. Këto të tre institucione institucione kanë dhe kosto ligjore prej gati 8 milionë eurosh për procedurat e përfaqësimit për dy çështje.

Në total, vetëm kostot ligjore për mbrojtjen e çështjeve të ndryshme në Arbitrazh kanë arritur në rreth 26 milionë euro/Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit