-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“FBI-ja shqiptare” “përmbysi” vilën! A u firmos urdhri për arrestimin e Ahmetajt?

Kryesoret

Byroja Kombëtare e Hetimit ose “FBI-ja shqiptare” është vendosur në lëvizje pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit  të Organizuar ka firmosur disa urdhër-kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj për inceneratorët.

Agjentët e BKH-së po ushtrojnë kontroll në disa ambiente. Ndër vendet që po kontrollohen është edhe shtëpia në Lalëz e të atit të Erjola Hoxhës, partneres së Arben Ahmetajt.

Po kështu janë duke u kontrolluar edhe ambiente të tjera. Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrestim nga SPAK.

Por ende nuk ka informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt. Deputeti socialist nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh.

Avokati Henrik Ligori pak ditë më parë, konkretisht të premten e kaluar deklaroi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Hetimi ndaj Ahmetajt, BKH “zapton” shtëpinë e babait të bashkëjetueses së tij

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit