-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimi ndaj Ahmetajt, BKH “zapton” shtëpinë e babait të bashkëjetueses së tij

Kryesoret

GJKKO ka firmosur sot disa udhëra kontrolli sa i përket hetimeve ndaj ish-ministrit dhe ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se agjentë të BKH kanë shkuar në shtëpinë e babait të bashkëjetueses së Ahmetajt, Eriola Hoxha në zonën e Lalëzit.

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Kuvendi  i Shqipërisë votoi të premten pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër në disa pozicione kyçe të qeverisë socialiste nga 2013 deri 2022, ndërkohë që Ahmetaj i është shmangur përballjes me drejtësinë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.

Mbi Ahmetajn rëndojnë akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e incineratorëve, tre kontrata të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë dërguar sakaq pas hekurave edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako krahas shumë zyrtarëve të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit