Pas gërmimeve dhe studimeve të zhvilluara nga arkeologët dhe studiuesit shqiptarë dhe ata të Univesitetit të Bernës nga Zvicra, për më shumë se 4 vite, këta të fundit kanë arritur në përfundimin se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është vendbanimi më I vjetër në Europë i zbuluar deri më sot.
Bëhet fjalë për të dhëna që datojnë më shumë se 8500 vite më parë ose e thënë ndryshe, më larg në kohë se sa 6 mijë vite para lindjes së Krishtit.
Arkeologu nga Zvicra, Albert Hafner thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, të cilët më pas janë përhapur në Itali dhe gjithë Europën.
“Kemi që në 2021 që gërmojmë dhe ndjekim gjurmët që na çojnë deri në 5800 vite para Krishtit. Po gërmojmë për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zvicër kemi gjetur 6000 vite të vjetër ndërsa këtu kemi gjetur deri në 8000 vite të vjetër. Banorët këtu kanë qenë fermerë. Nga gjetjet, mund të themi që është palafiti më i vjetër në Europë,” tha Hafner.
Gërmimet në vendbanimin e palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.