Duket se tensionet sa vjen edhe po ulen akoma më shumë.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak u shpreh se ka pasur një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti, në simpoziumin në Greqi.
“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti para një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovë dhe rrugën drejt shtensionimit, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, shkroi i dërguari i BE-së.
Ndërkohë që Kurti kishte një tjetër mesazh. Sipas tij, moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi.
“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka thënë ai.