Prej orëve të para të ditës së sotme ekspertë të Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në disa drejtime në Gjirin e Lalzit dhe në Tiranë për të kontrolluar banesat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, partneres aktuale, ish-gruas dhe familjarëve.
Gjithashtu janë kontrolluar edhe në një banesë në Tiranë që nuk ishte në emrin e deputetit socialist, por që dyshohet se ishte me qira, në përdorimin e tij.
Gazetari “hap” dosjen: FBI kapi 1.8 mln Euro që partnerja e Ahmetajt çoi në Zvicër
Vila në Gjirin e Lalzit, në Hamallaj, në Palasë, apartamenti që ndodhet tek zona e Shallvareve në Tiranë, te zona e Liqenit Artificial, por edhe të tjera janë kontrolluar.
Njëra prej tyre sipas raportimeve mediatike është gjetur e boshatisur, të tjerat janë kthyer “përmbys” për gjetjen e provave të reja në funksion të hetimeve.
“FBI-ja shqiptare” “përmbysi” vilën! A u firmos urdhri për arrestimin e Ahmetajt?
Gjyqtari Erion Bani që mori në dorën prej pasdites së të premtes kërkesën e SPAK për ish-zv/kryeministrin i cili është në hetim për korrupsion pasiv në 6 raste, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale ende nuk dihet nëse ka firmosur arrestimin e tij.
Hetimi ndaj Ahmetajt, BKH “zapton” shtëpinë e babait të bashkëjetueses së tij
Fakti që ka kontroll banesash do të thotë se një vendim është marrë, por a është pranuar kërkesa për arrestimin e tij? Heshtje nga SPAK-u. Për dosjen e ish-ministrit me tre akuza të forta janë marrë në pyetje mbi 90 persona në muajt e fundit që janë kryer hetime intensive.