Një aksident i rëndë ndodhi dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos në Kretë të Greqisë ku si pasojë një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij ka ngelur i plagosur.
Një makinë me turistë është përplasur me motorin ku po udhëtonin dy vëllezërit shqiptarë nga Librazhdi, ku gjeti vdekjen Dionis Qoshku, 17 vjeç dhe vëllai i tij Ersid Qoshku i cili ngeli i plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e konfirmoi shoqata shqiptare Kisamo, e cila me anë të një postimi në Facebook ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
“Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit, një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motorr nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku dhe vëllai i tij Ersid Qoshku , i cili gjendet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Është nga ngjarjet më të dhimbshme dhe i ka shokuar të gjithë njerzit vëndas dhe të huaj ,të mëdhenj e të vegjël , miq dhe shokë të familjes, bashkëmoshatarët e tij, të cilët nuk do donin të besonin se Dionisi nuk jeton më, kjo ngjarje është nga më të dhimbshmet që të shterojnë fjalët, dhimbja dhe pikëllimi nuk kanë të përshkruar I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes , zoti u dhëntë kurajo për të përballuar këtë dhimbje të madhe I përjetshëm kujtimi yt Dionis”-shkruhet në faqen e shoqatës.