-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merret vendimi: Ndalohet shëtitja e turistëve me bikini apo të brendshme plazhi

Kryesoret

Komuna e Strugës ka marrë një vendim të rëndësishëm në këtë sezon veror, sipas të cilit ndalohen shëtitjen e pushuesve, turistëve apo kujtdo tjetër me bikini dhe të brendshme plazhi në qendër të qytetit.

“Respektimi i rendit publik! “Me qëllim respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës. I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës.

Vendimi është marrë ditën e djeshme, më 17 korrik, nga Komuna e Strugës për arsye morale, etike dhe respekt ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se disa qytetarë janë ankuar për lëvizjen me rroba banje në Pazar dhe dyqane në qendër të qytetit.

“Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”, vijon njoftimi i komunës.

Ndërkohë, mediat maqedonase shkruajnë se nga pikëpamja ligjore, Komuna nuk ka asnjë bazë për të vendosur tabela dhe as për të sanksionuar për mosrespektim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit