Artisti nga Porto Riko, Ricky Martin, ka mbërritur gjatë ditës së sotme në Shqipëri.
Ai pritet të performojë për herë të parë në sheshin “Skënderbej” më 20 korrik.
Ylli me famë botërore ka dhënë një mesazh pas arritjes në Tiranë, ndërsa ka ftuar të gjithë që t’i bashkangjiten në koncert.
“Përshëndetje Shqipëri. Si jeni? Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse kam një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në 20 korrik,” u shpreh ai.
“Dua të jeni të gjithë aty dhe bëhuni gati për të kërcyer pasi do të jetë shumë fantastik. Shihemi së shpejti,” shtoi Martin.