Gjykata e Apelit ka marrë ditën e sotme vendimin për të rikthyer edhe një herë në burg Indrit Ukën i cili përplasi për vdekje në Durrës 22-vjeçaren, Erisa Aliaj.
Për Ukën ishte vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie por ditën e sotme u vendos që ai të vuante masën e sigurisë arrest me burg.
Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë përplasi për vdekje Erisën e cila po kalonte rrugën tek zona e ish-Kënetës për të shkuar në punë.
Akt-ekspertimi përfundimtar ka nxjerr fajtor Ukën, sipas të cilit, në bazë të matjeve të kryera në terren, ka vepruar në kundërshtim me Kodin Rrugor, duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Uka ndodhej në paraburgim dhe bëri kërkesë që të merrej një masë lehtësuese dhe ngjarje të hetohej kur ai të ishte në gjendje të lirë në arrest shtëpi.
Kërkesa e tij u pranua dhe u la në arrest shtëpi ndërkohë sot kjo masë ndryshoi duke e rikthyer edhe një herë në qeli.