-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i bllokon Ahmetajt 124 mijë Euro, 4 apartamente, kompjutera, celularë, USB

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit dje dhe sot kanë ushtruar kontrolle në shtatë banesa të Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij.

BKH nisi kontrollet, Ahmetaj: Familjes po i bëhet reprezalje, pleqve u morën celularët

SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi 6 pasuri të ish-zv/ kryeministrit nga të cilat 4 katër apartamente, njëri i përshtatur si AIR BNB në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 llogari bankare të tij në shumën 124 300 Euro.

Fundjavat e luksit të Ahmetajt/ BIRN: Gazheli i Doganave udhëtime me Zoton e Mërtirin

Gjithashtu, SPAK thotë se nga kontrollet janë sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Kontrollet erdhën pasi Kuvendi i dha leje SPAK-ut që t’i drejtohet gjykatës, e cila e miratoi kërkesën.

Por nuk dihet nëse ka lëshuar urdhër arresti për deputetin socialist, i cili reagoi sot nga “arratia”. Avokati i Ahmetajt, tha pak ditë më parë se ndodhet në Britani. Sot socialisti akuzoi prokurorinë dhe BKH-në për kontrollet.

“FBI-ja shqiptare” “përmbysi” vilën! A u firmos urdhri për arrestimin e Ahmetajt?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit