Zjarret të cilat po djegin Greqinë janë një front i vështirë me zjarrfikëset që po bëjnë një betejë të ashpër.
Zjarri në zonë ka çuar në evakuime të vazhdueshme të vendbanimeve midis atyre të Nea Zoit dhe Neo Pontos. Mesditën e së martës, 18 korrik, përmes 112 u dërgua një mesazh banorëve të Nea Zois Mandras dhe Neos Pontos Mandras që të evakuojnë vendbanimet e tyre dhe të nisen drejt Elefsinës.
Prezantuesja e njohur greke, Sasa Stamati me prejardhje dhe banim në Mandra, është gjetur në zjarr dhe me të qara ka apeluar për ndihmë për një postim.
Prezantuesja ka postuar një video nga makina e saj në story-n e saj në Instagram, ku tregon flakët dhe tymin që janë përhapur gjithandej në atmosferë.
Duke qarë, ajo dëgjohet duke thënë në klip: “Po digjemi, bëni diçka për Mandrën që nuk duam më ju lutem na ndihmoni”.