Ditën e sotme ka gjetur vdekjen Nikolin Lekstakaj pas një atentati i cili ka ndodhur pak minuta më parë.
Viktima i njohur si Toli ka qenë duke dalë nga një marketi ku bleu një coca cola kur autorët me një makinë në lëvizje e kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Dyshohet se autorët duket se kanë vëzhguar të gjitha lëvizjet e tij dhe kanë shfrytëzuar rastin pasi ai ka qenë vetëm dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet dhe dyshohet për hakmarrje.
42-vjeçari jetonte në emigracion dhe sapo ishte rikthyer në Shqipëri.