Që pas ndarjes nga Loredana Zefi, reperi Gramoz Aliu ose ndryshe i njohur me emrin e artit Mozzik, është përfolur shpeshherë për ndonjë romancë të mundshme, madje ka pasur raste ku vetë artisti i ka ngacmuar fansat me postimet e tij në rrjetet sociale.
Mirëpo duket se së fundmi, ai ka vendosur t’i japë fund zërave njëherë e mirë duke zbuluar statusin e tij. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, reperi ka publikuar një foto të tijën ku shkruan se është një ‘Baba beqar’.
Duke mos e lënë me kaq, ai publikoi gjithashtu dhe një meme ku shkruhej se ‘ai është beqar pasi nuk e beson askush’.
Kujtojmë se reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri, ndërsa ajo u përkrah edhe nga ish-partneri i saj, gjë e cila shtoi dyshimet e fansave se dyshja janë drejt rrugës së ribashkimit.