Reperi amerikan Young Noble, emri i vërtetë i të cilit ishte Rufus Lee Cooper III, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga EDI Mean, kolegu i tij i ngushtë dhe kushëriri i Tupac Shakur, i cili përmes një postimi njoftoi se Young Noble humbi jetën mëngjesin e së premtes në Atlanta.
“Sëmundja mendore është një betejë që shumë njerëz po e luftojnë në heshtje. Ju lutem, kontrolloni njerëzit tuaj”, shkroi ai në Instagram.