-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ahmetaj, arratisja e shekullit!

Kryesoret

Sali Berisha thotë se Edi Rama e porositi vetë arratisjen e Arben Ahmetajt nga Shqipëria përpara se Kuvendi të jepte miratimin për arrestimin e tij.

“Sot ka polemikë në çdo familje, në çdo bisedë: vjedhja e tmerrshme me inceneratorë dhe arratisja e tmerrshme e Arben Ahmetajt.

Ju e dëgjuat në fjalën e tij 16-minutëshe, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, nuk shqiptoi njëherë fjalën arratisje. Ajo për Edi Ramën nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vetë. Shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit.

Për bosin e organizatës kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me një paturpësi dhe cinizëm ekstrem, rrahte gjoksin, fliste për drejtësinë me ministrat në arrati dhe nuk fliste për arratinë dhe paturpësinë në një mungesë totale respekti ndaj qytetarëve.

Në një papërgjegjësi të plotë, në një apel të hapur për secilin nga zyrtarët e tij që të arratisen në rast se thirren nga drejtësia.

Gjushi meriton një dekoratë që nuk u arratis. Shikoni Gjushin dhe i çonin policinë, që ti thonin të ikte. Por Gjushi nuk iku, pse, e di ai vetë. Kurse ky, i arratiset dhe nuk flet asnjë fjalë, çka do të thotë se ju të tjerët, njëri pas tjetrit.

A ka kjo paturpësi, hipokrizi dhe cinizëm më të madh ndaj shqiptarëve? Afera e inceneratorëve është afera e inceneratorëve, sikundër arratisja e Ahmetajt është arratisja e shekullit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit