-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Mesazh për Shkupin nga Gjermania, Franca dhe Polonia

Kryesoret

Integrimi evropian tani është ne duart tuaja. Miratoni ndryshimet kushtetuese dhe bëhuni pjesë e Bashkimit Evropian. Ky ishte mesazhi i tre diplomatëve të lartë nga Gjermania, Franca dhe Polonia pas takimit me autoritetet më të larta politike në Maqedoninë e Veriut.

Fazë kritike për të ardhmen e vendit

Sekretarja e shtetit për Evropën dhe Klimën pranë MPJ të Gjermanisë, Anna Lührmann, e quajti momentin aktual politik në Maqedonisë së Veriut si fazë kritike për të ardhmen e vendit. Ajo kërkoi nga liderët politikë që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Këto ndryshime do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut shembull të një shteti multi-etnik. I inkurajojmë të gjithë personat, dhe aktorët politikë në RMV që ta mbështesin qeverinë që ta tejkalojë këtë hap të rëndësishëm, i cili çon drejt BE-së”, tha Lührmann.

Sekretari francez i shtetit për BE-në, Llorens Bun, thënë se ky shans që i jepet Maqedonisë së Veriutduhet të shfrytëzohet nga politikanët vendas. “Ky diskutim rreth ndryshimeve kushtetuese nuk do të shoqërohet me kërkesa të reja nga pala bullgare, apo nga ndonjë vend tjetër dhe kështu RMV në mënyrë automatike do të jetë në fazën e negociatave. Dua të jem i qartë, ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bun. (Lexo ketu lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit