Një fëmijë 13-vjeç ka ndërruar jetë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Babrru. I mituri është gjetur nga familjarët pa shenja jete brenda automjetit në garazhin e banesës.
Paraprakisht, policia thotë se dyshohet se vdekja e 13-vjeçarit është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.