Vetëm 24 orë ka zgjatur arratia e zjarrvënësit dhe porositësit që dogji një makinë mesnatën e kaluar në Vlorë. Të arrestuarit janë Julian Çobo dhe Kreshnik Yzeiri.
Autori është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Kamerat kanë fiksuar lëvizjet. Pasi ka pirë një kafe në një pikë karburanti, ka mbushur bidonin me benzinë dhe u nis drejt objektivit.
Në momentin e sulmit ishte i veshur me bluzën e zezë dhe kapele në kokë. Gjithashtu një tjetër provë është fakti që në duar ka pasur shenja të djegies, që sikur duket në video flakët janë përhapur drejt tij kur i vendosi shkrepësen, pasi hodhi benzinën drejt makinës.