Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli ka përfunduar në një nga rubrikat e medias italiane “Sport Mediaset”. Kjo media i ka kushtuar vëmendje modeles shqiptare, duke e cilësuar një tifoze speciale të Milanit.
“Jori Delli është një modele dhe influencuese e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. 27-vjeçarja jeton në Torino, por skuadra e saj e preferuar është Milani,” shkruhet në artikull, ku bashkangjitur janë fotot të saj
Jori ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.
Ajo është një femër shumë e pasionuar pas sportit, fitnesit si dhe ka mbaruar studimet për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.
Pas eksperiencës në BBV, ajo mori pjesë edhe te Kepi i VIP-ave. Tashmë mbetet të shihet se cili do jetë projekti i saj i radhës.