Asgjësohen edhe 1200 bimë kanabisi në malësinë e Krujës.
Në operacion ishin të përfshirë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore, përfshirë FNSH-në dhe 7 dronë.
Operacioni është shtrirë në Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës. Një person u arrestua.
Gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi.